Ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve, Macaj: Projektligji nuk duhet të kalojë në Kuvend, drafti i ri heq gradat
Në kuadër të nismës Anti-KÇK, qeveria pritet të ndërhyjë edhe në 6 ligje të tjera. Në një nga këto ligje priten ndryshime dhe në projektligjin për “Policinë e Burgjeve”.
Ky projektligj ka hasur në kundërshtimin e grupeve të interesit. Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj i ftuar në studion e lajmeve të Fax News deklaroi se ato duhet të ishin vënë në dijeni në lidhje me ndryshimet në këtë projektligj.
Maçaj theksoi se me ndryshimet në projektligj kanë hequr statusin e policisë së burgjeve, i cili është pjesë e administratës publike dhe është strukturë e depolitizuar.
“Ne kërkuam që të vihemi në dijëni me projektligjin e ri dhe të japim oponencën tonë. Dje ishim në komisionin e ligjeve ku lexuan edhe oponenecën tonë. Kanë hequr statusin e policisë së burgjeve i cili është pjesë e administratës publike dhe është strukturë e depolitizuar.
Me dashje ndërhyjnë edhe tek të drejtat sociale dhe ekonomike të policisë së burgjve. Është më shumë gafë se dashakeqësi.
U la detyrë të rinisim bisedimet me Ministrinë e Drejtësisë. Jam i idesë që ky ligj nuk duhet të kalojë në parlament, por këtë ligj ta përshtasim me kushtet aktuale dhe me ligjin që ëshët në fuqi.
Drafti i ri heq të drejtën e gradave, ul nivelin. Ligji i ri ka vetëm nëninspektor dhe inspektor dhe automatikisht bie dhe paga. Aktualisht do të ketë vetëm komisar dhe nënkomisar. Plus tek efektet financiare kjo ndikon shumë.“- u shpreh Maçaj.