Ndryshimet në qeveri, Ndoka: I vetmi lajm pozitiv shkarkimi i Ramës si ministër, të tjerat manovra elektorale të tij

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i ftuar në një intervistë për Ora News komentoi ndryshimet e fundit në qeveri. Ndoka tha se i vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, ndërsa lëvizjet e tjera janë manovra elektorale të tij.

Nard Ndoka për Ora News:  I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, që e kishte kapur peng dhe atë ministri. Ndërsa lëvizjet e tjera janë thjesht më tepër manovra elektorale të Ramës  dhe po përpiqet që me këto aktivizime të punojë në përmirësimin e imazhit të tij të rrënuar për hir të realitetit. Nuk kanë një efekt në qeverisje apo në mirëqeverisje apo se ishin lëvizje të spikatura. Në njëfarë mënyre për të lëvizur dhe ato personazhe që nuk i hynin në punë përsa i takon zgjedhjeve. Pra të dy ato emra që i mori nga Kosova nëpërmjet Batonit i hodhi në rrugë. I detyroi që të jepnin dorëheqjen. Pra e mbylli me një lloj demagogjie edhe atë pjesën që u përpoq ta shiste si patriotizëm të madh.

Ai tha se Rama ka anashkaluar strukturat e PS duke zgjedhur një rreth të ngushtë të tij për të qëverisur vendin.

Nard Ndoka për Ora NewsAjo që të lë me të vërtetë një shije të hidhur është që Rama është i fokusuar më shumë te shokët e vetë, te shoqet e shokëve, shoqet e tij, burrat e shoqeve pra një rreth i ngushtë për të qeverisur  vendin. Dhe ka anashkaluar strukturat e PS, ka anashkaluar kontributin e figurave potenciale që ajo parti ka në pluralizëm. Në këtë sens unë e shoh si  një problem, një hendek shumë të madh edhe mes Rilindjes edhe vetë PS.  

Intervista

Ora News - Ndryshimet në qeveri, Ndoka: I vetmi lajm pozitiv shkarkimi i Ramës si ministër

SHKARKO APP