Ndryshimi 1 muaj para zgjedhjeve i 10 projektligjeve të Reformës në Drejtësi, Gjonaj: Synojnë rritjen e efektshmërisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga foltorja e Kuvendit është shprehur se paketa me 10 projektligje të propozuara nga mazhoranca të cilat u futën sot në rendin e ditës do të rrisë efektshmëria e sistemit të ri të drejtësisë.

Gjonaj ka shtuar se me këto ndryshme bëhet e mundur që Gjykata e Lartë brenda disa vitesh t’i përfundojë 38 mijë çështje që ka në rend.

“Synojnë rritjen e efektshmërisë të sistemit të drejtësisë. Këto 10 ligje janë rezultat i një pune gati 7 mujore. Sollën një adresim mjaft të mirë ndërmjet masave administrative. Gjatë hartimit të paketës ligjore, kemi punuar bashkërisht me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe dakordësuar me institucione ndërkombëtare. Pavarësisht se janë 10 projektligje pjesë e kësaj pakete, kjo ka vetëm një qëllim rritjen e eficencës të sistemit të ri të drejtësisë. Ne sigurojmë që efektet e sistemi e ri të drejtësisë, marrja e një zgjidhje sa më të shpejtë nga qytetarët. Kjo do të sjellë përshpejtimin e çështjeve në këto gjykata. Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve.’- tha Gjonaj.

SHKARKO APP