Ndryshimi drastik i motit, çfarë parashikohet në ditët në vijim

Pavarësisht se ditët e kaluara të shkurtit u karakterizuan nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë, brenda 24 orëve ndodhi ndryshimi drastik i temperaturave, ku në disa qaqe u shoqërua me reshje bore e erëra të forta. Sipas sinoptikanes Adiola Bani, moti i ftohtë dhe me reshje dëbore do të vazhdojë dhe për ca ditë.

“Për sa i përket ditës së sotme, kemi pasur kryesisht mot të ftohtë si pasojë e ardhjes së masave me origjinë polare të cilat ndikuar edhe në vendin tonë duke sjellë temperatura të ulëta. Gjatë mëngjesit temperaturat kanë zbritur me të paktën 7 gradë, në zonat malore termometri ka shënuar minus 10 gradë celsius, ndërsa maksimumi pritet në mesditë jo më shumë se 11 gradë celsius”, ka thënë ajo në një lidhje telefonike për “News24”.

Pritet që duke filluar nga mesdita dhe në vijim do kemi kryesisht mot të kthjellët me vranësira kalimtare dhe me pauzë të reshjeve. Reshjet pritet të vijojnë edhe sot pasdite në zonat jugore ndërsa mbrëmja sjell kthjellime dhe në zonat jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?