Ndryshimi i adresave shqetëson KQZ-në, anëtarja Helga Vukaj e infektuar me covid

Në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë 92 zona të administrimit zgjedhor, 2 më shumë se në parlamentaret e 2017.

Në takimin online të KQZ, komisioneri shtetëror Ilirian Celibashi tregoi që Bashkia e Fierit dhe bashkia e Beratit do të kenë 2 ZAZ më shumë.

Ilirian Celibashi: Kemi ndjekur në ndarjen e dy zonave të reja administrimi zgjedhore bazuar në informacionin e dejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile, janë dy bashki në të cilat numri i zgjedhësve me të dejtë vote është mbi 80.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka, ngriti shqetësimin e ndryshimit të adresave nga ana e gjendjes civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muharrem Çaka: A impakton kjo së pari zonat zgjedhore dhe së dyti në merakun tonë që kemi kryesor në fletën dhe në ditën e votimit a impakton kjo në ditën e votimit në momentin e votimit në zgjedhës i cili realisht figuron i regjistruar në Tiranë por nuk shkon dot në qendrën e votimit për arsye se nuk ka dokumentin e identifikimit që duhet ta marrë në Lushnje, në Tropojë apo kudo që e ka hedhur gjendja civile.

Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj, e pamësuar me mbledhjen oline publike, tregon në një bisedë me përfaqësuesin e PD-së në KQZ që ndodhet në shtëpi me Covid.

Helga VukajNuk jam në zyrë, jam në shtëpi me Covid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?