Ndryshimi i buxhetit, Strazimiri: Rama nuk do të ndërpresë pagesat e PPP-ve, por bukën e fëmijëve të Shqipërisë
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për të ndryshuar buxhetin e shtetit për shkak se borxhi publik ka arritur në 80 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se nga ndryshimi i buxhetit, Rama nuk do të ndërpresë pagesat e PPP-ve, por do ndërpresë bukën e fëmijëve të Shqipërisë!
““Ndryshon sërish buxheti” … por mos kujtoni se “Baba” do ndërpresë pagesat e PPP-ve, e as do i anulojë siç i tha Lulzim Basha që në fillim të marsit!
Do ndërpresë bukën e fëmijëve të Shqipërisë!
“Baba” len fëmijët pa bukë, dhe “shërbëtorëve” nuk ua pret milionat e eurove… se është me sedër…?
#ngrehuni_dhe_bjeruni”, shprehet ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri në reagimin e tij.