Ndryshimi i çmimit të ujit – Rregulla të reja për dëgjesën publike

Ndryshimi i tarifave të ujit të pijshëm nuk mund të bëhet pa u konsultuar më parë me publikun e zonës ku operon shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve. Ndërkohë që, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rregulloren e re, mbi bazën e të cilës ujësjellësat janë të detyruar të organizojnë dëgjesën publike. Sipas dokumentit, që TV SCAN e disponon operatorët duhet të organizojnë konsultimin para se të aplikojnë pranë Entit për ndryshim tarifash, por tashmë shoqëritë nuk kanë më të përcaktuar afatin kohor i cili deri më tani ishte 30 ditë përpara aplikimit.

Sa i takon prezantimit shoqëria duhet të përgatitë një prezantim që justifikon propozimin për nivelin e ri tarifor sipas modeleve të përcaktuara nga Enti, ndërkohë që ky prezantim duhet të marrë edhe miratimin e këtij të fundit para se t’i prezantohet publikut, një përcaktim që nuk ishte në rregulloren e mëparshme.

Ndërkaq, përveç banorëve të njësive të qeverisjes vendore ku ofron shërbim operatori, seanca dëgjimore është e hapur edhe  për organizatat e mbrojtjes së konsumatorit apo të shoqërisë civile, medias, universitetit, strukturave komunitare, Komisioneve Këshillimore Qytetare, etj. Rregullorja përcakton se prezantimi i propozimit për tarifa të reja bëhet në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për publikun, në veçanti përshkruhet gjendja e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, objektivat e Shoqërisë UK për vitet e ardhshme, si dhe nevoja për rritjen e tarifave të këtyre shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pikë merr një rëndësi të veçantë, në një kohë kur nga eksperienca të ngjashme sikurse janë dëgjesat publike që realizohen për hartimet e Vlerësimit të Ndikimit të Mjedisit akuzohen se janë tejet teknike dhe të pakuptueshme nga pjesëmarrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?