Ndryshimi i drejtuesve politikë në PS, Klosi: Nuk merremi me emra

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi flet për zhvillimet e fundit të ndodhura të shtunën e kaluar në Asamblenë e PS-së, ku kanë ndodhur dhe lëvizje të drejtuesve politikë. Ai hodhi poshtë aludimet që kanë qarkulluar sa i përket shfuqizimit të Elisa Spiropalit, të cilën Rama e largoi nga bashkëdrejtimi politik i kryeqytetit dhe e caktoi në Njësinë nr.13 në Tiranë.

“Kudo PS dhe nëse do ndiqni rrjetet do shikoni një aktivizim të të gjithë strukturës. Ne nuk kemi hyrë në diskutimin e emrave, por thashë duke qenë në detyrën e një kryetari, se ne kemi në Pukë humbje, po të shohësh në Shkodër kemi një rritje dhe kemi rezultat jo shumë pozitiv në Pukë.

Kjo kërkon që të kemi një përqendrim në Shkodër dhe megjithëse është në qarqe që nuk e ka kaluar 50%, është në qarqet që ka pësuar rritje. Nuk ka lajm në lëvizjet e PS, të gjithë jemi atje për të dhënë kontributin tonë, diku në një pozicion, diku në një tjetër, njëherë në një detyrë, njëherë në një detyrë tjetër, për sa kohë i shërbejmë PS dhe për sa kohë fitojmë duhet të jemi krenarë të gjithë. Çdo socialist i thjeshtë është kontributor i madh i fitores, jo vetëm se ne fitojmë, por i shërbejmë Shqipërisë”, tha ai në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?