Ndryshimi i kufijve, Balliu; Tezë ruse dhe serbe

Gazetari Fahri Balliu i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se çështja e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi është iniciuar nga Rusia.

Balliu: Kjo është e lidhur drejtpërdrejt me aksionin politik të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Thaçi për ndërrimin e kufijve që është elabëruar nga ministri i Jashtëm rus, Lavrov. Është një nga fatkeqësitë e mëdha që shqiptarët të bëhet iniciues të një programi rus që është pro serb. Fryma e Mogherinit dhe Thaçit është bashkuar me konceptin e Ramës, i cili megjithëse në ambiente jo zyrtare është mbështetës i kësaj teorie. Kjo teori sjell një pikëpamje të rrezikshme për fatin e Kosovës.

Çdo qytetar i thjeshtë i Shqipërisë jo më një intelektual kur vjen puna për Kosovën duhet ta konsiderojë një gjymtyrë që është hequr nga ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shfaqja e zv/ministrit është një nga planet e operacionit që këta kishin për ta bërë zyrtare në përplasje tavolinash që edhe ministri i Jashtëm ishte në pikëpamjet e Thaçit. Bushati nuk ka qenë në këtë pikëpamje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?