Ndryshimi i logos dhe vulës së PD, Gjykata refuzon dorëheqjen e gjyqtarit Agron Zhukri

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri, për të hequr dorë nga shqyrtimi i kërkesës së Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të PD-së, mes te cilave logo e partisë dhe vula.

Zhukri u zgjodh me short për çështjen e depozituar pas vendimeve të Kuvendit të mbajtur më 11 dhjetor nga demokratët në stadiumin “Air Albania”.

Pasi administroi dosjen, Zhukri bëri kërkesë për heqje dore nga gjykimi, kërkesë që nuk u pranua nga zv.kryetari i gjykatës.

Në këto kushte, çështja mbetet në duart e gjyqtarit Zhukri, që pritet të caktojë tashmë datën për seancën e parë. Gjyqtarja Blerina Muçaka në duar kërkesën e bërë nga PD-ja për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të PD të bëra në Kuvendin e 17 korrikut të këtij viti.

SHKARKO APP