Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, Panariti: PPE shumë e qartë, dënon këtë farsë dhe puç kushtetues
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti deklaron se shumica e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE-ve) është shumë e qartë në qëndrimin e saj mbi situatën e fundit të krijuar në Shqipëri pas ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës nga mazhoranca me urdhër të Edi Ramës.
Përmes rrjeteve sociale, Panariti shprehet se Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se nuk ka dy Opozita, por një dhe vetëm një, ajo e votuara.
“Shumica e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE) është shumë e qartë!
U prish konsensusi me Opozitën Reale! Prandaj Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme.
Pra, Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se:
Nuk ka dy Opozita! Por një dhe vetëm një, ajo e votuara.
Ajo sot ndodhet në një front unik! Fronti i madh opozitar.
Opozita reale nuk ndodhet në parlament dhe prandaj ky është i delegjitimuar qoftë ne frymë (nuk është pluralist) qoftë në përmbajtje nuk i ka mandatet përfaqësuese nga forcat e votuara nga zgjedhësit në 2017
Prandaj fund teatrove të rrezikshme dhe destabilizuese”, shprehet Panariti.