Ndryshimi i sistemit zgjedhor? Balla flet për teka dhe tekanjozë

Opozita në parlament e ka shpallur kauzë të saj ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por Partia Socialiste duket se nuk e ka ndërmend të pranojë sugjerimet e saj.

Një fakt i tillë u pohua për RTV Ora nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Balla: Sot Shqipëria ka detyrimin të plotësojë rekomandimet e ODIHR. Çështje që lidhen me sistemin zgjedhor nuk kanë të bëjnë fare me rrugën europiane të Shqipërisë, janë teka dhe tekanjozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS nuk do të marrë parasysh propozimin e PD për strukturë të re për reformën zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së thotë se demokratët e kanë bërë të rrugës që të dalin me kushtet që as vetë nuk i kuptojnë.

Balla: PD është mësuar të vendosë kushte që as vetë nuk i kupton. Sot Shqipëria ka detyrimin të plotësojë rekomandimet e ODIHR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?