Ndryshimi i vendbanimit të qytetarëve. KQZ letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, pas ankesave të qytetarëve për ndryshim adresash.

KQZ bën disa pyetje në letër, të tilla si në cilën datë është nxjerrë ekstrakti i popullsisë, cili është kriteri i ekstraktit të popullsisë së çdo qarku etj.

Po ashtu, KQZ bën pyetje nëse ekziston mundësia që zgjedhësit në jenë në listat e një qarku për efekt të zgjedhjeve.

Gjithashtu, KQZ ngre pyetje nëse mund t’i vihet apo jo në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, produkti përfundimtar i projektit të popullimit të adresave etj.

SHKARKO APP