Ndryshimi në Kodin Rrugor, ”shoferët e rinj” me makina me fuqi motorike të ulët

Viktima dhe shkaktarë të aksidenteve tragjike kohët e fundit të fundit në vend kanë qenë të rinjtë, ndaj dhe Kodi Rrugor ka pësuar ndryshime. Drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, pra të makinave, nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton, ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, do të jetë 65kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.

Afatet e rinovimit të patentave të tipit AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE janë rritur nga 10 vite në 15 për të gjithë drejtuesit deri në 70, ndërsa pas moshës 70 konfirmimi i vlefshmërisë së patentës mund të bëhet vetëm pas dorëzimi të certifikatës mjekësore.

Qytetarët të cilëve u është anuluar leja e drejtimit shqiptare për shkak të konvertimit jashtë vendit, do mund ta rimarrin atë pa testim edhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar. Ata mund ta rimarrin patentën shqiptare duke e dorëzuar dhe duke hequr dorë vullnetarisht nga patenta e huaj. Ka një rritje të moshës edhe për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës e cila nga 65 që është aktualisht do të shkojë 70.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?