”Ndryshojmë kurs nëse nuk çelen negociatat”, Vasili: Qëndrime të rrezikshme dhe anti-Europë nga Rama. Të mblidhet urgjent Parlamenti
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson si të rrezikshme dhe anti-europiane, qëndrimet e mbajtura sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të ndryshohet kurs nëse nuk çelen negociatat me BE-në.
Ndaj thirrja e Vasilit është që të mblidhet në një seancë urgjente Parlamenti i Shqipërisë. ”Open Balkan” dhe mbështetja ndaj Vuçiçit, si edhe refuzimi i sotëm për rezolutën në lidhje me Srebrenicën, për nënkryetarin e LSI-ja janë vendime dhe drejtime se Rama është krah Serbisë dhe Vuçiçit.
”Deklaratat e sotme të Ramës janë pjesë e skenarit serbo-rus që Shqipëria të jetë pjesë e kësaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe të largimit të saj nga BE. Rama përpiqet të sajojë e shpikë sebepe artificiale për tu larguar nga Europa dhe bën sikur i tregon dhëmbët e tij të kalbur nga droga Europës”,–shkruan Vasili në faceook.
Postimi i plotë nga Petrit Vasili në facebook
Deklarata anti-BE e Ramës, të thirret Parlamenti në seancë urgjente publike! Rama guxon dhe kërcënon Brukselin në funksion të axhendës së tij si peng i serborusëve, duke thënë se “Ndryshojm kurs nëse nuk hapen negociatat me BE-në”.
Rama ka thënë sot “Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”. Ky është skandal i dimensioneve shumë shumë të renda, për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë e një kryeministri tradhëtar, që ktheu Shqipërinë në narkoshtet dhe që shet kufijtë e saj. Axhenda anti-europë dhe anti-integrim e Edi Ramës është demaskuar prej kohësh nga ne.
Sot urdhërat, që atij i vijnë nga Beogradi dhe Moska janë të qarta. Ballkani i Hapur dhe mbështetja skandaloze e Ramës ndaj Vuçiçit, që refuzoi sanksionet ndaj Rusisë është shumë e qartë. Refuzimi sot i Rezolutës për Srebrenicën ishte një tjetër vendosje e hapur krah Serbisë dhe sivellait Vuçiç.
Deklaratat e sotme të Ramës janë pjesë e skenarit serbo-rus që Shqipëria të jetë pjesë e kësaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe të largimit të saj nga BE. Rama përpiqet të sajojë e shpikë sebepe artificiale për tu larguar nga Europa dhe bën sikur i tregon dhëmbët e tij të kalbur nga droga Europës.
Rama kërkon me çdo kusht orientimin e Shqipërisë drejt aleancave serbo-ruse, që e mbajnë atë në karrige dhe që mjerojnë vendin, që e shpopullojnë dhe e zhbëjnë atë si komb. Parlamenti shqiptar duhet të mblidhet në një seancë urgjente Parlamentare, për të debatuar mbi deklaratat shumë të rrezikshme anti-europë të Ramës, për demaskimin e skenarëve të zinj të tij dhe për të konfirmuar vullnetin pro-europian të 100% të shqiptarëve.