Ndryshon formati i abonesë, ja çfarë duhet të keni parasysh

Një format i ri për abonenë. Duke filluar që nga dita e djeshme, të gjithë ata që pajisen me abone për transportin urban në Tiranë, do të duhet të kenë me vete edhe një foto personale si dhe kartën e identitetit.

Dhe pse ka pasur mjaft debate për vendimin, shoqata e transporteve thotë se modeli i ri synon ti japë fund abuzimeve, ku shpesh herë persona të ndryshëm përdornin të njëjtën abone.

Ndërsa shtesa apo risia është vetëm një foto personale, dhe nuk ka kosto të tjera shtesë. Por ky është një vendim që nuk është kundërshtuar nga qytetarët, të cilët përdorin transportin urban çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?