Ndryshon ligji i koncesioneve/PPP! Nga 1 korriku, s’ka oferta të pakërkuara për rrugët. Krijohet Komiteti

Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat që synojnë heqjën e mundësisë së zhvillimit të projekteve të koncesioni/PPP, në formën e propozimeve të pakërkuara nga sektori privat, për një sërë sektorësh.

Konkretisht, me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror” shkruhet në relacion.

Gjithashtu, ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas datës së sipërcituar, këto projekte do të zhvillohen sipas procedurave dhe rregullave të përcaktuara në ligjin nr.125/2013 dhe jo me procedurë të veçantë, siç trajtohen aktualisht”vijon relacioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bonusi konvertohet në para

Një parashikim tjetër i këtij projektligji është edhe shfuqizimi i sistemit të shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit, i cili konsiston në kompensimin në vlerë monetare për shpenzimet e kryera për përgatitjen e studimit të fizibilitetit nga propozuesi i pakërkuar, në rast se ky i fundit nuk shpallet fitues.

Në çdo rast, vlera e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 1% e vlerës së investimit”përcaktohet në projektligj.

Projektligji synon t’i japë përgjigje edhe shqetësimeve që mund të ketë në lidhje me projekte koncesioni që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit Europian.

Heqja e sistemit të bonusit dhe përfshirja e projekteve të koncesionit për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë, brenda fushës së përgjegjësisë së këtij ligji bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe direktivën 2014/23 UE “Për dhënien e kontratave të koncesionit” shkruhet në relacion.

Organi kolegjial për koncesionet

Në këtë projektligj është parashikuar edhe krijimi i një organi kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesionit/PPP të cilat do të asistohen me ekspertizë të specializuar, për hartimin e studimeve të fizibilitetit dhe/ose oponencën e tyre, duke i dhënë kështu një mundësi autoriteteve kontraktore që të kërkojnë mbështetje për zhvillimin e projekteve me ekspertizë të specializuar.

Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP  do të koordinohet së bashku me ATRAKO-n, i cili do të analizojë kërkesat e autoriteteve kontraktuese për mbështetje me ekspertizë të specializuar dhe do t’i propozojë ato për miratim Komitetit.

Në total rezulton se  Shqipëria ka aktualisht 217 kontrata  koncesioni/PPP.

Projektligji parashikon një rol të madh monitorues e vendimmarrës të Ministrisë së Financave, me qëllim menaxhimin më të mirë të tyre e shmangien e pasojave negative që mund të ketë në ekonomi në rast keqmenaxhimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?