Ndryshon mënyra e pagesës së lindjes për gratë shtatzëna, ja si do të bëhet online
Gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të porsalindur nuk do të detyrohen më që të enden nëpër zyrat e shtetit për të përfituar pagesën e barrëlindjes.Përmes një shkrese zyrtare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që i gjithë procesi i përfitimit të barrëlindjes të kalojë në mënyrë elektronike, pa patur nevojë që përfitueset të paraqiten fizikisht në zyrat e shtetit.
Aktualisht, përfitimi i barrëlindjes është një procedurë e ngarkuar burokratike që detyron gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë që të sorrollaten nëpër shumë institucione, si dhe të presin radhë të gjata nëpër sportelet e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

