Ndryshon prokurori i çështjes së Enea Ftoit
Ka ndryshuar prokurori i çështjes në hetimet për vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës të Enea Ftoit.
Dosja, që kishte në hetim prokurori Elsion Sadikaj, i shkarkuar nga Vetting-u, i ka kaluar prokurores Oli Visi. Enea Ftoi vdiq në Komisariatin e Korçës, në muajin prill. Familjarët akuzuan policinë, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi vdekjen natyrore të të riut.
Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia.
Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do tu zhvillonte seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit, i cili u akuzonte për vjedhje me dhunë.
KOHA JONË SONDAZH

