Ndryshon rregullorja e Maturës Shtetërore. Nxënësit mund të marrin testet e korrigjuara
Maturantët do të kenë të drejtë që në përfundim të provimeve të marrin testet e tyre të korrigjuara dhe të kërkojnë rivlerësim për të.
Ndryshimet e këtij viti në Maturën Shtetërore u bënë të ditura në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
“Në rregulloren e re të Maturës Shtetërore është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar dhe nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë”, tha Kushi.