”Në 11 shkurt PD-ja ka një unifikim”, deputeti Sula: Rama-Berisha bëjnë politikë përmes konfliktit
Kaosi është fjala që përshkruan punimet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se Parlamenti ka parë se përsa kohë që nuk vjen Rama apo Berisha, funksionon normal, në kuptimin që këta e prodhojnë politikën përmes konfliktit të çastit.
“Rama ka ardhur në parlament dhe ka ofenduar dhe intimiduar ndërsa për një problem kaq serioz ai nuk denjon të vijë në parlament. Nuk kam thënë se Rama ka korruptuar ish zyrtarin e FBI, apo ka paguar para, kam thënë që duhet të hetohen të gjitha, por moralisht dhe politikisht duhet të japë shpjegime. Ka një akuzë për McGonigal, nuk po shkojmë më tej ta gjykojmë dhe kryqëzojmë, por ka detyrimin e vetëm të japë shpjegime”,-tha Sula.
Kurse për protestën e 11 shkurtit, deputeti Sula i cili është pjesë e grupit të Alibeajt, pohon se ka një unifikim të të gjithë PD-së. “Ne po zhdukim popullin, këto janë arsye dhe them se protesta në një shoqëri demokratike është e shëndetshme edhe jam kundër dhunës. Në 11 shkurt PD ka një unifikim dhe do e mbështes”.