Në 17:00 mblidhet këshilli politik. SHBA, BE e OSBE shton presionin: Mbylleni reformen më 31 maj
Pak orë nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore (ora 17:00) ndërkombëtarët kanë intensifikuar takimet dhe mesazhet drejtuar palëve politike me qëllim gjetjen e “kompromise konstruktive”. Gjithashtu ata janë gati te ofrojne mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.
Takimet intensive te ambasadores SHBA- Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ndodhet në një takim me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se zonja Kim është takuar edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërsa pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.
Takimet dhe mesazhet
Ora 11:10 – Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në kryesinë e Kuvendit ku do takohet me Ulsi Manjën.
Ora 11: 15 Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi bisedë telefonike me kryetarin e PD Lulzim Basha. Mbyllni reformen zgjedhore pa vonesa
Ora 11: 20 Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, bën thirrje për gjetjen e kompromisit konstruktiv dhe mbylljen e reformës idealisht brenda 31 majit.
Ora: 12:00 Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se falenderoi komisionerin për mbështetjen dhe përpjeket për të kontribuar në reformën zgjedhore.