“Në 2 mars në Bulevard”, Alfred Lela: Pas daljes së opozitës nga parlamenti, të gjithë prozhektorët janë kthyer nga Meta
Në një kohë kur presidenti ka thirrur qytetarët që t’i bashkohen protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ në 2 mars, gazetari Alfred Lela thekson se Ilir Meta ka qëllime politike.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lela pohon se presidenti ndodhet në një paradoks, ndërsa shton se dalja e opozitës nga parlamenti ka bërë që të gjithë prozhektorët të kthehen nga Meta.
“Presidenti është një paradoks. Bën sikur do ta shpëtojë republikën përmes ligjit, kushtetueshmërisë, por në të njëjtën kohë bën një faull të paktën në dukje anti-ligjor. Thotë se Republika është brenda kornizave të Kushtetutës, dhe do ta nxjerrë jashtë saj duke nxjerr vetën dhe qytetarë në rrugë. Ai thërret në një gjë të hapur, masive. Nuk qëndron kjo, pavarësisht qëllimeve. Është i vetmi pushtet jashtë çdo pushteti të kontrolluar prej kësaj mazhorancë. Nuk mundemi që mos ta vëmë re paradoksin. Se pse bie zoti President në këtë paradoks? Cilat janë qëllimet? Ku do ta çojë president Ilir Meta politik? S’dua të bëj interpretime juridike. Jam tek linja, lëvizja dhe qëllimshmëria politike e Ilir Metës. Çfarë ka tek kjo thirrje, tek kjo shpallje e daljes së Metës në shesh. Kemi pasur një thirrje tjetër, një datë që kishte një farë rezistencë me festat. Koha kalon dhe shfaqet një Metë që nuk është rehat me Metën presidencial, që kërkon dimension tjetër. Dalja e opozitës nga parlamenti, braktisa e zgjedhjeve lokale, dy rrethana që janë jo të pakta. Ndaj të gjithë prozhektorët janë kthyer nga Ilir Meta. Meta ka qëllime politike, ndaj bën thirrje politike. Pasi dalja në 2 mars në shesh, është thirrje politike. Sepse do të bëhet apo ribëhet eksponent politik. Kjo lidhet me dhe me ndonjë projekt të tijin. Edhe me ndonjë pakënaqësi të mënyrës se si po bëhet opozitë.”, tha Lela.