”Në 2017 i thash jep dorëheqjen”, Berisha: Basha u josh nga fjalët e Ramës, dhe sulmoi LSI-në
Në takimin me demokratët në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha tha se pas zgjedhjeve të 2017, i kërkoi Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen, por Basha tha Berisha, u josh nga fjalët e Edi Ramës dhe i’u përvesh LSI-së.
”I kam thënë në 2017 zotëri jep dorëheqjen, i kam thënë në 2017 me këto që ke bërë nuk ngrihesh më, sepse ti me një akt të pabesueshëm bëre kauzë në fushatë me Ramën dhe nxore Metën që asokohe ishte në opozitë. Në krye të javës, Rama thotë se Luli është çuni i mirë, unë qeveris me atë dhe ky u josh dhe u përveshën të dy LSI-së. Zbritën në nivelin më minimal të historisë të PD. Bëmë një përpjekje të përbashkët nga viti 2014-2015. Një nga një i largoi, çuditesha me mendtë e mia, ore ky kujton se i bëjnë hije këta. Sot ka me dhjetra qindra vajza të shkolluar të zotë që rrin rrugëve të botës që duan të vijnë, po kush s’ju ofron dhe ju jep shpresë”.
Po ashtu lideri historik i PD-së, tha se Basha nuk do ta sjellë PD-në kurrë në fitore. ”Ne kurrë nuk fitojmë nëse nuk jemi një parti sovrane. Ne ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën se fakti i parë që të dalë për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës, do të marrë çdo masë ndaj vetes”.