Në 2018, shërbimet bankare u ofruan nga 447 degë në gjithë vendin
Në fund të vitit 2018, bankat e ushtruan veprimtarinë e tyre nëpërmjet 447 degëve/agjencive, të shtrira brenda territorit të vendit. Konsolidimi i sistemit bankar, zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, si dhe ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut në përdorimin e aplikacioneve bankare dhe financiare nëpërmjet pajisjeve të komunikimit në distancë ( smart phone, mobile phone, website etj.) ka sjellë rënie të numrit të degëve bankare, por zgjerim të gamës së shërbimeve.
Zgjerimi i kanaleve të komunikimit në distancë mundësojnë dhe lehtësojnë përdorimin dhe kryerjen e transaksioneve bankare dhe financiare në kohë reale, në 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, dhe optimizojnë shtrirjen e rrjetit të bankave. Ndërkohë që rënia e numrit të degëve fizike, kanë ndikuar edhe riorganizimet juridike të bankave, nëpërmjet bashkimit me përthithje gjatë vitit. Nga këto riorganizime, bankat përthithëse kanë mbyllur degët me prezencë të dubluar në të njëjtën zonë gjeografike.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shpërndarja gjeografike e degëve/agjencive bankare përshin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që vijon përqendrimi i degëve dhe agjencive bankare në Tiranë (42.5%), ku edhe përqendrimi i popullsisë është më i madh. Ndërkohë që shpërndarja e degëve dhe agjencive bankare, sipas rajoneve, është në përpjesëtim me numrin e popullsisë.
KOHA JONË SONDAZH

