Në 2021 janë bllokuar nga Policia 51 makina luksoze
Gjatët vitit 2021, referuar të dhënave, policia ka bllokuar 51 makina luksoze, të viteve të fundit në të gjithë vendin. Këto automjete i janë nënshtruar procesit të verifikimit nga sektori i trafiqeve të paligjshme në Policinë e Shtetit.
“Këto janë vetëm një pjesë e automjeteve luksoze të bllokuara nga policia të konstatuara në mungesë dokumentacioni gjatë lëvizjes së tyre”.
Automjetet të cilat rezultojnë pa probleme nga verifikimet e kryera, u kthehen zotëruesve pasi të kenë paguar masën administrative të marrë nga punonjësi policisë.
Automjetet e tjera që bllokohen përfundimisht nga uniformat blu, ato dalin në ankand ose shtohen në flotën e forcave policisë për t’u përdorur në operacione të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

