Në 2022 u përçanë, sfidat që presin PD-në në 2023

Në 2022 u përçanë dhe secila palë sulmon njëra-tjetrën. Në vitin e ri 2023 partia më e madhe e opozitës ka përpara disa sfida. Beteja parlamentare, zgjedhjet lokale të 14 majit, por edhe çështja e vulës dhe e statutit se kujt do t’i përkasë Partia Demokratike, janë disa nga çështjet që pritet të mbizotërojnë aktivitetin opozitar gjatë vitit të ri.

14 maji pritet që për herë të parë në pothuajse të gjitha bashkitë të shohim dy kandidatë nga Partia Demokratike të garojnë përballë atyre të PS-së. Edhe pse gjatë nëntorit pati tentative për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët, ato dështuan dhe tashmë të dyja palët po prezantojnë kandidatët e tyre veçmas.

Sa do ndikojë kjo përçarje në rezultatin që opozita do të marrë në këto zgjedhje, do të mbetet të shikohet vetëm pas 14 majit. Beteja për vulën dhe se kujt do t’i takojë Partia Demokratike, sipas të gjitha gjasave pritet të marrë fund gjatë 2023-it.

Nëse vendimi i gjykatave për të tre çështjet do të vulosë në ndarjen përfundimtare të PD, apo do të shërbejë për t’i ulur palët, sërish mbetet për t’u parë gjatë gjysmës së parë të vitit 2023.

SHKARKO APP