Në 2024 nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës! Para sezonit veror hapet tuneli i Llogarasë

Në 2024 do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi të reja. Njëra prej tyre do të përdoret për emergjenca, ndërsa tjetra për kalimin e mjeteve. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin 2 vite. Në qershor 2024 do të dorëzohet i përfunduar edhe tuneli i Llogarasë, punimet e të cilit deri më tani kanë mbaruar në 70%, kurse për vitin 2024, janë parashikuar të kryhen shpenzime në vlerën 5.1 miliardë lekë. Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë.

Në 2024 hapen tenderat për Aeroportin e Sarandës dhe Portin e ri në Porto-Romano

Ministria e Infrastrukturës po bëhet gati për të hapur tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës, pas dështimit disa herë të tenderit të hapur gjatë vitit të pandemisë.

I konceptuar si aeroport sezonal, vlera e këtij aeroporti në tenderat e kaluara ka qenë parashikuar në vlerën 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë. Ky projekt është i projektuar si koncesion me periudhë 35 vjeçare.

Projekti pritet të përfundojë së ndërtuari brenda vitit 2026 dhe kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore sipas projektbuxhetit të vitit 2024 do të jetë 43 miliardë lekë ose rreth 427 milionë euro.

SHKARKO APP