Në 24 orë, 12 lëkundje tërmeti nga Veriu në Jug. Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë pas mesnate, kryesisht në veri të Shqipërisë. Pas lëkundjeve me magnitudë 4.3 ballë në Ersekë ditën e djeshme, aktiviteti sizmik është zhvendosur në Berat e më pas në Bulqizë. Por në total janë 12 lëkundje tërmeti në 24 orë të regjistruara nga Instituti i Gjeoshkencave Energjise, Ujit dhe Mjedisit, mund të thuhet një aktivitet i dendur sizmik.
Lëkundjet më të forta kanë qenë në orët e para të mëngjesit të së shtunës me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter në Ersekë. Janë 8 lëkundje të regjistruara në këtë zonë. Ndërsa mëngjesin e sotëm lëkundje të tjera janë ndierë në Berat dhe Bulqizë.

Sipas IGJEUM, rreth orës 1:28 pas mesnate një lëkundje tërmeti me magnitudë 1.8 është regjistruar në Sinje, 10 km në jugperëndim të Beratit.
Më pas në orën 4:30, një lëkundje tjetër me magnitudë 2.3 është regjistruar në Zerqan, 10 km në lindje të Bulqizës, e me thellësi 12 km. Lëkundja më e fundit është regjistruar në orën 6:40, me magnitudë 2.1 në Fushë-Lurë, e me thellësi 6 km.

KOHA JONË SONDAZH

