Në 24 orë vetëm 6 raste të reja me Covid-19, Tomini: Në fillim të qershorit rishikohen masat

Në 24 orët e fundit janë regjistruar veç 6 raste të reja me Coid-19, duke shënuar numrin më të ulët të infektimeve që prej fillimit të qershorit. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini flet për situatën aktuale të pandemisë në vendin tonë, ku thotë se treguesit janë ulur ndjeshëm dhe situatë është përmirësuar. Ajo u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë dukë të rishikojë masat në javën e parë të qershorit.

“Komiteti vlerëson situatën epidemiologjike. Duke pasur një ecuri të qëndrueshme të rasteve pozitive dhe atyre që kërkojnë shtrim në spital. Në fillimin e javës së parë të qershorit do të rivlerësohen masat, ashtu siç diskutohen sa herë që mblidhet komiteti i ekspertëve”.

Por çfarë do të ndodhë në muajt e vlerës? ”BE e ka diskutuar faktin e pasaportës së gjelbër duke përfshirë 3 treguesit dhe kjo vendoset në datën 1 qershor. Edhe ne jemi në një proces elektronik ku të gjithë individët që kanë marrë dy dozat. Po ashtu, ne lëvizim në vendet fqinje edhe me anë të një tamponi. Jemi në pritje se si do të përshtaten kushtet në vijim”.

SHKARKO APP