Në 25 vitet e fundit, 8 shtete shpallën pavarësi: Luftë dhe gjak

(foto ilustruese)

Gjatë gjithë historisë, hartat janë rindarë, pasi janë themeluar shtete të reja, aty ku perandoritë ranë dhe kufijtë u zhvendosën. Katalanasit në Spanjë, po votojnë për pavarësinë e tyre këtë të dielë. Një votimi i dytë i pavarësisë është tek kurdët, që mbajnë referendumin për pavarësinë të hënën. Ata kërkojnë shkëputjen nga Iraku. Kurdët dhe katalanasit po përballen me opozitë të përhapur ndërkombëtare ndaj pavarësisë së tyre. Nuk ka të drejtën ligjore për ndarjen sipas ligjit ndërkombëtar, dhe në shumë raste, rruga drejt pavarësisë mund të jetë e përgjakshme.

Sudani Jugor

Sudani Jugor shpalli pavarësinë nga Sudani më 9 korrik 2011, pas një lufte të dhunshme me veriun etnik arab që zgjati me dekada. Pothuajse 99 përqind e votuesve mbështetën pavarësinë, dhe vendi i ri u njoh me shpejtësi nga komuniteti ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008. Vendi ishte administruar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, kur NATO bombardoi Serbinë dhe detyroi atëherë presidentin Slobodan Millosheviç të tërhiqte trupat e tij nga krahinat etnike.

Malin i Zi dhe Serbia

Serbia dhe Maliti i Zi, i formuar pas rënies së Jugosllavisë në vitin 1991, u ndryshua në Bashkimin Shtetëror të Serbisë dhe Mali i Zi në vitin 2003 dhe në fund në dy shtete të veçanta si Serbia dhe Mali i Zi në 2006. Ishte Mali i Zi që përfundimisht përfundoi marrëdhëniet, me një referendum më 21 maj 2006, ku 55 për qind donin t’i jepnin fund lidhjeve me Serbinë. Më 3 qershor, Mali i Zi shpalli pavarësinë. Pak ditë më vonë, Serbia ndoqi shembullin.

Palau

Palau, gjeografikisht pjesë e grupit më të madh të Mikronezisë në Oqeanin Paqësor perëndimor, është vendi më pak i populluar në këtë listë, me pak më shumë se 21,000 njerëz që jetojnë në rreth 250 ishuj. Ai u bë e pavarur më 1 tetor 1994, 15 vjet pasi kishte vendosur të mos bëhej pjesë e Mikronezisë për shkak të dallimeve kulturore dhe gjuhësore.

Eritrea

Kombet e Bashkuara krijuan Eritrën si një rajon autonom brenda federatës etiopiane në vitin 1952. Megjithatë, kur Etiopia, nën perandorin Haile Selassie, aneksoi rajonin në vitin 1962, nxiti një luftë civile që zgjati 30 vite. Në vitin 1991, Fronti i Çlirimit të Popullit në Eritre (EPLF) rrëzoi forcat etiopiane dhe më 27 prill 1993, vendi shpalli pavarësinë pas një referendumi.

Republika Çeke dhe Sllovakia

Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë nga parlamenti në dy vende: Republika Çeke dhe Sllovakia. Pasi “Revolucioni i Kadifenjtë” i dha fund një regjimi komunist.

Burimi: Washington Post/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?