Në 3 muaj aksion gjobiten 587 tatimpagues

Në 3 muaj kontrolle në terren, nga 4 korriku e deri në fund të muajit shtator, administrata tatimore ka gjobitur 587 tatimpagues për moslëshim të kuponit tatimor. Në total janë kryer 1905 kontrolle, duke rezultuar se një e katërta e bizneseve nuk zbatojnë ligjin për deklarimin e saktë të shitjeve. Shumica e shkelësve bëjnë pjesë në sektorin e shërbimit, kryesisht bar-restorante. Ndërsa qytetet që kanë patur shkeljet më të mëdha janë Durrësi, Vlora, Saranda dhe Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?