Në 5 vite, 1850 të huaj u bënë shqiptarë

Edhe pse shqiparët po ikën çdo ditë e më shumë nga vendi, 1850 qytetarë të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, trendi i dhënies së shtetësive shqiptare ka qenë në rritje.

Lehtësimi i procedurave për shtetësinë, si pasojë edhe e ndryshimeve ligjore në shkurtin e këtij viti, ka bërë që numri i kërkesa të pësojë një rritje të lehtë. Në harkun e muajve janar-maj të këtij viti 249 persona kanë aplikuar për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Mbërritja e qytetarëve nga Afganistani, por edhe marrja e punëtorëve të huaj nga vende të Lindjes së Mesme apo Afrika pritet të shoqërohet me më shumë shtetësi të dhëna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?