Në 6 muaj u kap 1.2 ton kanabis
Në 6 muajt e parë të këtij viti, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis. Një fenomen i ri është dhe kultivimi i lëndës narkotike në ambiente të mbyllura me ndihmën e llambave ku vetëm gjatë këtij 6 mujori janë zbuluar 15 shtëpi bari.
Po ashtu më shumë se 100 persona kanë rënë në pranga për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Kontrollet e territorit në ambiente të hapura dhe të mbyllura kanë berë që policia të sekuestrojë bimë narkotike dhe në kubikë apo dhe fara.
Referuar raportit Botëror të Drogave në 2022, Shqipëria renditej e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Lista me 154 shtete kryesohej nga Maroku.