Në 7 muaj në Shqipëri kanë hyrë rreth 3 milionë shtetas të huaj
Në 7-mujorin e parë të 2018 kanë hyrë në vendin tonë rreth 3 milionë shtetas të huaj, dhe vetëm gjatë muajit korrik numri i atyre që ka vizituar shqipërinë ka arritur në mbi 1 milionë.
Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT, numri i turistëve polakë në këtë 7 mujor të parë të 2018 është rritur me 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar , duke arritur shifren e 78 mijë përsonave. Ndërsa numrin më të lartë të atyre që kanë vizituar Shqipërinë e përbëjnë qytetarët e Kosovës me rreth 900 mijë persona, më pas vijnë maqedonasit, grekët, malazezët dhe italianët.
Ndërsa anglezët dhe zviceranët duket se nuk e kanë vënë Shqipërinë në listën e tyre për ta vizituar këtë vit pasi numri i vizitorëve nga këto shtet ka patur rënie.
Në periudhën janar-korrik vihet re se numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë jashtë vendit, rreth 2.9 mln, ndërsa emigrantët që kanë preferuar të vizitojnë vendlindjen, janë rreth 2.8 mln.
Numri i të huajve dhe shiptarëve që kanë preferuar më shumë të udhëtojnë në rrugë tokësore ka qënë i lartë, por edhe udhëtimet me avion kanë pësuar rritje, ndërkohë që udhëtimi me target ka pësuar ulje në krahasim me vitin e mëparshëm 2017.
KOHA JONË SONDAZH

