Në 72 orë, 3 vetëvrasje nga lartësitë

Vendi është tronditur teksa që prej të martës fatkeqësisht nuk i kanë munguar rastet e përditshme të vetëvrasjeve. Kanë qenë tre shtetas, midis tyre një i huaj, që kanë zgjedhur të kryejnë aktin në fjalë përmes hedhjes nga lartësitë. E marta është trazuar për opinionin publik kryeqytetas kur qytetari gjerman Dimo Dralle është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme në kryeqytet dhe më konkretisht nga një vinç. 25-­vjeçari jetonte me nënën e tij në Tiranë prej disa kohësh.

Edhe pse policia ishte njoftuar nga kalimtarët për Drallen që ngjitej në vinç, forcat e rendit nuk kanë arritur të negociojnë me të, duke lënë mister edhe shkaqet që e çuan në këtë akt.

Ndërkohë, e mërkura është pasuar nga një tjetër vetëvrasje. 20­vjeçarja I.Xh që studionte në Fakultetin e Ixhinierisë është hedhur nga një pallat pranë zonës së “21 Dhjetorit”, pranë shkollës ky ajo studionte. Mediat raportuan se studentja e ka kryer këtë akt për shkak të një çështje dashurore të pazgjidhur. Kjo hipotezë vjen nga dëshmitë e shoqeve të saj, ndërsa ngjarja bëhet më tragjike kur mësohet se vajza ishte e dashuruar me një shoqen e saj.
 
E ndërkohë, Durrësi ka qenë qyteti i radhës ku një 87-­vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati. Policia bëri me dije të enjten se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Lagjen Nr.5 të qytetit bregdetar, ndërkohë që dyshohet se Loni Pina mund të ketë vuajtur nga probleme mendore. 

SHKARKO APP