Në “arrest shtëpie”, por shpërndanë kokainë, arrestohet 59-vjeçari në Berat
Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza. Si rezultat është arrestuar 59- vjeçari, që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” si dhe shpërndante kokainë.
Ai u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas duke qenë me masë sigurie shpërndante lëndë narkotike, kanë organizuar punën, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.Z, 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat”, njofton policia.