Në auditore apo online? Sot pritet vendimi për Universitetet

Prej afro dy muajsh universitetet në Shqipëri janë mbyllur pë shkak të përhapjes së koronavirusit. Ministria e Arsimit prej kaq shumë ditësh ende nuk ka marrë një vendim mbi to dhe pritet që sot gjithçka të bëhet zyrtare.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pritet të dalë në orën 10:00 për të bërë publik vendimin.

Ndërkohë studentët janë duke i kryer mësimet online me të gjitha vështirsitë që ky proces ka. Kujtojmë se Univerisiteti i Mjeksisë vendosi mësimin online nga shtëpia deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Kujtojmë se dy ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët, mbajtjen e provimeve të maturës shtetërore në qershor dhe mbylljen e këtij viti shkollor po në qershor.

Nxënësit nga klasa e parë në të 11 do të zhvillojnë mësim online deri në fund të majit.

SHKARKO APP