Në avantazh me mbi 8 mijë vota, Sako: Qytetarët treguan me votë që janë pro projekteve madhore për transformimin e Durrësit
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako duket se është drejt rrugës së duhur për të marrë mandatin e dytë. Ajo është në avantazh me 8 mijë vota plus përballë kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Igli Cara i cili ka deri më tani 35884 vota.
Vetë Sako është shprehur se ndihet shumë krenare me rezultatet paraprake dhe se nuk ka fjalë të falënderojë qytetarët që e kanë mbështetur.
“Është një rezultat i jashtëzakonshëm një besim shumë i madh, Treguan me votë që janë pro projekteve madhore për transformimin e Durrësit. Kemi shumë punë për të bërë do ta nisim aty ku e kemi lënë për të vazhduar. Është besim i jashtëzakonshëm jam shumë e emocionuar e krenare, përulem para këtij besimi dhe është një arritje shumë e madhe për mua të drejtoj qytetin ku jam rritur”,-tha Sako.