Në ballë të luftës, shefja e Infektivit ka një mesazh prekës

Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo përmes një videomesazhi në facebook bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Çomo thekson se numri i rasteve është shtuar dhe fatmirësisht për momentin gjendja e shumicës është e qëndrueshme, por përpjekja dhe mirkuptimi i të gjithëve do të bëjë të fitojmë këtë betejë. ”Lufta është hapur kemi shtim të numrit të pacientëve në Infektiv një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në terapi intensive që janë duke marrë ndihmën mjeksore. Unë i siguroj qytetarët se ne jemi staf i mirëtrajnmuar me mjekë, infermierë, kryeinfermire, imazheristë, laborantë, sanitarë dhe imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës. Ju keni besim te ne dhe ne do të bëjmë punën tonë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe të qëndrimi në shtëpi. Qëndrimi juaj në shtëpi është fitore e madhe për ne sepse ulni rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Nuk është sakrificë e madhe qëndrimi në shtëpi, por sakrificë është përballja me sëmundjen. Uroj mirëkuptimin e qytetarëve”.

SHKARKO APP