Në Bari, rruga “Viale Albania” i dedikohet Shqipërisë (Fotolajm)

Në ambientet e panairit “Fiera del Levante” në Bari, u inaugurua sot një rrugë dedikuar Shqipërisë.

Tabela “Viale Albania” -Rruga Shqipëria, në Fiera del Levante të Barit simbolizon marrëdhëniet e hershme tregtare mes Italisë dhe vendit tonë , duke bërë që shumë  shqiptarë të ndihen krenarë.

Në ceremoninë e posaçme organizuar më këtë rast, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, presidenti i Rajonit të Puglias Michele Emiliano, kryetari i bashkisë së Barit Antonio Decaro si dhe Presidenti i Fiera del Levante,  Ugo Griffi.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga “Albania” ndodhet brenda territorit prej 280 mijë metra katrorë të panairit ndërkombëtar “Fiera del Levante”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama është i ftuari i nderit në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes.Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që organizohet sot gjatë panairit “Fiera del Lavante”, në qytetin e Barit.

Në ambientet e dhomës së Tregtisë së qytetit të Barit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me sipërmarrës italianë dhe të huaj, përfaqësues të kompanive të rëndësishme multinacionale, gazetarë e ekspertë të ekonomisë botërore. 

Panairi Ndërkombëtare i Barit, i inauguruar për herë të parë më vitin 1930, çdo vit është një nga manifestimet më të rëndësishme në aktivitetin e sipërmarrjes italiane në shumë sektorë e të bashkëpunimit të tyre me vendet e territoret përreth.

Këtë vit, panairi do të qëndrojë i hapur nga datat 12-20 shtator me pjesëmarrjen e rreth 2000 sipërmarrësve vendas dhe të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?