Në Beograd arrestohet një zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Vetëm pasi ka ndodhur, ju do të mund ta besoni. Të bësh një simbol, pavarësisht se ishte ai i shqiponjës dhe të përfundosh në pranga, kjo bën vaki vetëm në Serbi.

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas zviceran, i cili në cep të rrugës Takovska dhe sheshit Nikola Pashiç ka shfaqur simbolin e shqiponjës dykrenare.

Sipas autoriteteve serbe, 32-vjeçari ka shfaqur një simbol të Shqipërisë së Madhe, ndaj edhe është arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas zviceran, i cili dyshohet se ka bërë të njëjtin veprim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daçiç u shpreh se autoritetet serbe po vijojnë punën për arrestimin e zviceranit tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?