Në Brazil për “muaj mjalti”, çifti kapet me kokainë. Fotot e shqiptarëve

Një operacion i suksesshëm kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike u realizua nga forcat e “Guardia di Finanza”-s së Romës, që kanë mundur të demaskojnë një çift shqiptarësh, të sapomartuar që transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.

Si pasojë e kontrolleve të dendura në Aeroportin “Fiumicino” të kryeqytetit italian, janë identifikuar dy shtetasit shqiptarë të sapomartuar, të cilët vinin nga Sao Paulo i Brazilit, sigurisht tranzit për të shkuar në destinacionin final, Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Indrit Cahani i lindur në 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli e lindur në 19.06.1989.

Ata ktheheshin kështu nga “muaji i mjaltit” i kaluar në Brazil. Agjentët e Antidrogës kanë hasur në rezistencën e gruas, e cila është dashur të justifikohet me shtatzëninë e saj për t’iu shmangur kontrolleve nga ana e tyre, pasi dyshuan nga kujdesi ekstrem i shfaqur prej bashkëshortëve dhe e konsideruan të nevojshëm kontrollin e bagazheve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia financiare e provincës së Romës, në bashkëpunim me policinë kufitare të aeroportit të Fiumicinos, kanë arrestuar një çift shqiptar të sapo martuar që po tranzitonin përmes aeroportit të Romës drejt Tiranës me 5 kg kokainë fshehur në bagazhet e tyre.  Çifti shqiptar sapo ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil. Ka qënë sjellja e tyre e çuditshme qysh në pyetjet e para e të zakonshme në kontrollin e dokumentave që kanë shtyrë policinë italiane të dyshoj.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës, e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare. Dyshimet e policisë së Romës u finalizuan me kontrollin e valixheve të çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.  Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100,000 doza kokainë me vlerë përfitimi me mbi 2 milionë euro. Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kapja

Ka qënë sjellja e tyre e çuditshme qysh në pyetjet e para e të zakomshme në kontrollin e dokumentave që kanë shtyrë policinë italiane të dyshoj. Gruaja ka rrëfyer menjëherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës, e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare. Italia po lufton ashpër trafikun e drogës në mesin e pretendimeve se vendi është shndërruar në pikën qendrore të tregtisë së narkotikëve. Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, në raportin për vitin 2017, pohoi se rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Europën Lindore. Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?