Në burg për një gjobë, nëna lë vetëm djalin 8 ditësh. Burri: Nuk dinte gjë

Në burg për një gjobë. Ky është rasti i Diana Bahçja, e cila është arrestuar papritur nga Policia e Shkodrës, vetëm 8 ditë pasi ka sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.

Bashkëshorti i saj Naim Bahçja, thotë se prej një jave po kujdeset për fëmijën e porsalindur. Sipas tij, gruaja është arrestuar pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet tek fëmija i porsalindur, ndërsa tregon se është i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

SHKARKO APP