Në burg për vjedhjen e një tapeti, ndërron jetë 27-vjeçari
Aktualitet E Diel, 21 Maj 2023 08:50
Jani Rustemi i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni, ka vdekur.
Mësohet se 27-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.
Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.
KOHA JONË SONDAZH

