Në burg prej një jave, kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin

Tre kontrollorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, të arrestuar rreth një javë më parë, të akuzuar si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve, kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhënë ndaj tyre.

Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, kontrollorët kanë depozituar ketë të mërkurë kërkesën për masë më të butë sigurie, raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Rreth një javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e ‘Albcontrol’ akuzohen për “Shpërdorim detyre” pasi bllokuan për 48 orë fluturimet në Rinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre kontrollorët e arrestuar, së bashku me 60 kolegë të tjerë, shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që u ishte krijuar nga ulja e pagave.

Mes provave që mori prokuroria ishin dhe  komunikimet telefonike mes tyre, ndërsa ngjarja solli edhe përplasje dhe akuza mes palëve politike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?