Në çadër në kohë virusi, familja në Sharrë kërkon ndihmë nga shteti

Që pas 26 nëntorit ku tërmeti i tmerrshëm u prishi shtëpitë, shumë familje vijojnë të jenë në cdër.

Kjo është shtëpia e Bina Hamzait në Sharrë në lagjen “Zenelaj” e cila dëmtua nga lëkundjet e forta të tërmetit duke i shkatërruar atë që e ndërtoi më mund dhe sacrificë.

“Ne vazdhojmë të jetojmë në çadër që pas 26 nëntorit. Me kalamajtë e vegjël. Shteti për këto duhet të marri masa, për fëmijët e vegjël.”

Nga institucionet, askush nuk është interesuar për të dhe ai ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij tashmë të pabanuar.

“Kam bërë të gjitha letrat e kërkesat sipas ligjit dhe sipas shkresave dhe nuk ka ardhur asnjë person për tu interesuar për ato se çfarë kanë ndodhur në banesën time.”

Thotë se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos pas përhapjes së pandemisë.

“Është e paparë fare, edhe në kohën e luftës të sillnin gjithçka kishe nevojë.”

Dorën e shtetit se ka parë as në këtë situatë. Thirrja e tij shkon për pushtetarët që ta ndihmojnë duke u kujtuar atyre që të gjithë jemi të barabartë .

“U bëj thirrje atyre deputetëve që ktheni dorë nga shtresa e varfër. Mos u merrni me jetën e luksit se sot e keni dhe nesër jo. Çoni ndihmat tek njerëzit që u ka ndodhur fatkeqësia.”

Ora News - Në çadër në kohë virusi, familja në Sharrë kërkon ndihmë nga shteti

/Ora News

SHKARKO APP