Në çadër të sëmurë, 76-vjeçari tregon tmerret e tërmetit dhe lënien në harresë

Çifti i të moshuarve Allmuça prej nëntorit qëndron në çadër për shkak të dëmeve të tërmetit. Në pritje të rindërtimit të baneës, së shpallur të pabanueshme ata rrëfejnë tmerret e lëkundjeve.

Tërmeti i shtatorit e më pas ai i nëntorit shkatërroi me qindra shtëpi.

Banesa e Hamit Allmuçës në Baldushk të Tiranës ishtë një ndër to.

Hamiti 76 vjeçari tregon tmerrin e lëkundjeve të forta që përjetoi familja e tij.

“Ai i shtatorit e bëri më të fortë këtu tek ne, rreth orës 4 të pasdites filluan lëkundjet e fuqishme. Filluan të binin tjegullat e shtëpisë. Kur dolëm ne kishte marrë fund. Shumë netë kemi fjetur jashtë”.

76 vjecari tregon se është në pritje të ndërtimit të shtëpisë.

“Jemi në pritje të rindërtimit të shtëpisë, kështu na kanë thënë.”

Jetesa në çadër është tepër e vështirë dhe për nënë Sanijen e cila veçse sëmundjeve i duhet të qëndroj dhe në çadër në temperaturat e larta.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë, është hall i madh.”

Shtëpia e familjes Allmuça pritet të rindërtohet pasi doli e pabanueshme që nga tërmeti i shtatorit.

SHKARKO APP