Në ditën e parë të punës, 25-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht
Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve të DEVAA në Agrinio. E trishtë është edhe se e ndjeri sot kishte ditën e parë të punës.
Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen.