Në Durrës, 60 firma ndërtimi në hetim për tërmetin
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 60 firma ndërtimi janë nën hetim për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Rama: Në total në Durrës janë 60 firma të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me ndërtesa të dëmtuara.
Ndaj dhe Rama përsëriti edhe një herë thirrjen e tyre për tu përfshirë në procesin e meremetimit.
Rama: Një apel tjetër të tjerave të bëhen gati të vinë nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces.
Shefi i qeverisë shtoi se procesi i hetimit vazhdon paralelisht, intensivisht.
Rama: Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale së bashku me prokurorët që po mbledhin të gjithë dokumentacionin. Nuk ka asnjë provë që fshihet. Të gjitha hot-spotet ku kanë ndodhur ngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumentacionit hetimor, marrja e monstrave, e lejeve të ndërtimit, fotografimi i situatës.